Tirana fiton derbin me Partizanin, Lushkja vishet bardheblu

Nga A2 CNN
10 Janar 2023, 15:40 | Futboll
Tirana fiton derbin me Partizanin, Lushkja vishet bardheblu

Tirana realizon një prej goditjeve më të mëdha të merkatos së janarit. Bardheblutë siguruan shërbimet e Regi Lushkjas.

Mesfushori me tipare sulmuese i’u bashkua 26-herë kampionëve të Shqipërisë, që fituan derbin me Partizanin.

Në këtë mënyrë, 23-vjeçari Lushkja kthehet në kampionatin shqiptar vetëm një vit pas transferimit te moldavët e Sherif Tiraspol. Një afrim cilësor për Tiranën, që tani do ta sfidojë Partizanin edhe në fushë, në garën dyshe drejt titullit kampion. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/reel/CnPFBUxI0s9/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos