Atalanta fiton me përmbysje ndaj Bologna-s

Nga A2 CNN
10 Janar 2023, 07:21 | Futboll
Atalanta fiton me përmbysje ndaj Bologna-s

Atalanta fitoi me përmbysje ndaj Bologna-s dhe shkon në vendin e gjashtë në Serie A. Bergamaskët nuk e nisën aspak mirë teksa që në minutën e gjashtë u ndëshkuan nga Riccardo Orsolini.

Por, në pjesën e dytë, Atalanta reagoi me dy gola të shpejtë. Në minutën e 47, Koopmeiners barazoi shifrat, kurse golin e fitores e shënoi Rasmus Hojlund.

Sa i përket mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti u aktivizua në minutën e 88. Me këtë sukses, Atalanta është ngritur në vendin e gjashtë me 31 pikë, kurse Bologna shkon në vendin e 12-të me 19 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos