E mori rrjedha e Shkumbinit, gjendet pas 5 ditësh kërkime trupi i 46-vjeçarit

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 22:00 | Kronikë
E mori rrjedha e Shkumbinit, gjendet pas 5 ditësh kërkime trupi i

Është gjetur pas pesë ditësh kërkime, trupi i pajetë i një 46-vjeçari, të cilin e mori rrjedha e Shkumbinit.

Kërkimet në ujërat e Shkumbinit për 46-vjeçarin nisën më 22 qershor pas denoncimit të bërë nga familjarët. Dyshohet se atë e mori rrjedha e ujit teksa tentonte të kalonte në anën tjetër të lumit.

Trupi i 46-vjeçarit u gjet në fshatin Papër dhe është dërguar në morg, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos