
Kreu i Inteligjencës ushtare të Ukrainës, gjenerali Kyrylo Budanov, ka thënë këtë të diel se Vladimir Putin mund të synojë ndarjen e Ukrainës, si Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut.
Sipas Budanov, sulmet e ushtrisë ruse për të marrë Kievin kishin dështuar dhe tashmë është e pamundur, sipas tij, që ushtria e Putin të rrëzojë qeverinë ukrainase. Të gjendur në këtë situatë, ai shprehet se rusët e kanë fokusuar luftën e tyre në jug dhe në lindje të vendit.
“Ka arsye për të besuar se ai po shqyrton një skenar ‘korean’ për Ukrainën. Kjo do të thotë, se forcat ruse do të përpiqen të vendosin një vijë ndarëse midis rajoneve të papushtuara dhe të pushtuara të vendit tonë. Në fakt, është një përpjekje për të krijuar Korenë e Veriut dhe të Jugut në Ukrainë”.
"Ne po shohim tashmë përpjekje për të krijuar autoritete "paralele" në territoret e pushtuara dhe për të detyruar njerëzit të heqin dorë nga monedha ukrainase", tha Budanov, i cili shtoi se populli ukrainas do t’i rezistohë përpjekjeve politike të Rusisë. (A2 Televizion)