E para Galeri e Bregdetit, përgjatë Jonit, hap dyert një shtëpi e veçantë e artit vizual

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 15:52 | Kulturë
E para Galeri e Bregdetit, përgjatë Jonit, hap dyert një

Është e vështirë të gjesh galeri përtej Tiranës, galeri që mund të hapin dyert për disa artistë, për ekspozita kolektive apo për art vizual që del përtej kornizave të një piktori apo fotografi. Galeri të tilla private, që nuk kanë në qendër vetëm shitjen e veprave, mund të gjeje vetëm në Shkodër.

E ndërsa në veri të vendit e gjeje këtë hapësirë artistike, në jug mundësitë e ekspozimit kanë qenë të pakta. Rivierës shqiptare i mungonte një galeri, si ajo e bregdetit që është çelur këtë fundjavë në Vlorë.

Elian Stefa ka studiuar në Milano, ka punuar me Bienalen e Venecias, me atë të Stambollit, ka kuruar art në Nju Jork, por sërish kthen kokën nga qyteti i tij. Është rritur duke vështruar nga Sazani, dhe nga i njëjti ballkon i Vlorës, në ballkonin e fëmijërisë së tij, sot ka ngritur një perandori arti, një galeri të vogël, në bregdet.

Galeria e bregdetit sheh sërish nga ishulli i vetëm shqiptar, nga Sazani, dhe artistët e parë që ka ftuar flasin përmes fotografive, sërish për Sazanin, tanimë ishullin e askujt. Këtë galeri e gjeni shumë thjeshtë, në Radhimë, mjafton të thoni Galeria e Bregdetit apo të kërkoni Picaso në Vlorë për të gjetur copëza arti gjatë pushimeve tuaja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos