“E Premtja e Zezë” e Pashkës, mijëra besimtarë ndjekin ritualin nëpër botën e goditur nga pandemia

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 19:18 | Bota

Mijëra pelegrinë ishin të pranishëm në Jeruzalem për të marrë pjesë në ceremoninë e të Premtes së Zezë pasi autoritetet vendosën të lehtësojnë masat anti-Covid pas një procesi vaksinimi shumë të suksesshëm.

Vendet e shenjtë të Jeruzalemit, të cilat vitin e kaluar ishin të mbyllura për shkak të pandemisë, këtë vit u hapën, megjithatë me një numër të kufizuar vizitorësh.

Qindra njerëz, një pjesë prej të cilëve me maska, ishin të pranishëm në Rrugën e Kryqit që të çon në Kishën e Sepulturës për të përkujtuar rrugën që përshkoi Jezusi përpara se të kryqëzohej.

Ndërkohë, në Vatikanin e “izoluar” për shkak të masave të forta kundër pandemisë, Papa Françesku vizitoi një qendër vaksinimi ku vullnetarët e kaluan javën duke vaksinuar me vaksinën e Pfizer 1200 të pastrehë dhe të varfër.

Në Australi, ku infektimet janë në një nivel shumë të ulët, besimtarët pushtuan rrugët e Sidneit për të marrë pjesë në ritualin e procesionit të kryqit dhe u lejuan të marrin pjesë në mesha pa vendosur maska.

Katolikët e devotshëm në Filipine shmangën masat e pandemisë për të marrë pjesë në ritualet të cilat përkujtojnë mënyrën sesi Jezusi u rrah nga romakët përpara ekzekutimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos