E quajti terrorist, Erdogan padit kreun e ekstremit të djathtë holandez, Geert Wilders

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 11:55 | Bota
E quajti terrorist, Erdogan padit kreun e ekstremit të djathtë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paraqitur një padi në Prokurorinë e Përgjithshme të Ankarasë kundër kreut të partisë së ekstremit të djathtë hollandez Pvv Geert Wilders për deklaratat "ofenduese" kundër kreut të shtetit.

Wilders kishte paraqitur presidentin turk Erdogan në një karikaturë të përhapur në Twitter me një bombë në kokë, shoqëruar me komentin "terrorist".

Sipas ankesës së paraqitur nga avokati i Erdoganit, Huseyin Aydin, mesazhet e politikanit holandez nuk mund të hyjnë në kufijtë e lirisë së shprehjes, sepse ato përbëjnë krim, sepse kanë ofenduar Presidentin e Republikës", parashikuar nga kodi penal i Ankarasë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos