SHBA tjetër goditje Al-Kaedës, vriten 7 persona në mbledhjen e liderëve terroristë në Siri

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 10:31 | Bota
SHBA tjetër goditje Al-Kaedës, vriten 7 persona në mbledhjen e

Shtatë liderë, të organizatës terroriste Al-Kaeda, kanë mbetur të vrarë në Siri pas një sulmi të ushtrisë amerikane. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në zonën veriperëndimore të vendit, në qytetin e Ildib, ku terroristët ishin mbledhur për një takim.

Edhe pse identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur, ushtria amerikane deklaroi se asgjësimi i terroristëve i ka dhënë një goditje të fortë organizatës së krijuar nga Osama Bin Laden.

Sulmi vjen pas një tjetër objektivi të goditur, të hënën, nga ushtria amerikane, kësaj radhe në Afganistan, ku viktimë e dronëve ushtarakë mbeti Husam Abd al-Rauf, një nga personazhet më të njohura të Al-Kaedës në atë vend dhe në krye të listës së FBI-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos