
TikTok po e bën më të lehtë për përdoruesit e tij që të fshijnë komentet ofenduese. Me përditësimin e radhës, rrjeti social mundëson që të selektosh deri në 100 komente njëherësh dhe t’i fshish, raportosh apo bllokosh ata që i kanë shkruar komentet.
Deri më sot, fshirja, raportimi apo bllokimi bëhej një e nga një.
TikTok ka njoftuar se përditësimi nis nga sot “në vende të caktuara”, ndërsa në të gjithë botën do të jetë i disponueshëm “në javët në vijim”. (A2 Televizion)