All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

E rëndë në aksin Përmet-Leskovik, çiklistja austriake bie në greminë dhe vdes

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 13:58 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin Përmet-Leskovik, ku raportohet se, një çikliste austriake ka rënë në greminë e për pasojë ka humbur jetën.

Gjatë incidentit në fjalë, në vendngjarje ndodheshin një grup çiklistësh dhe vizitorësh, të cilët i janë afruar greminës dhe kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.

All - Paragraf - 3

Por, fatkeqësisht ka qenë tepër vonë, pasi turistja e moshuar ka ndërruar jetë.

“Përmet/Informacion paraprak: Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur "Kthesa e Zhepes", shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe, duke udhëtuar me biçikletë, me një grup turistësh, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta. Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes.” (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos