E rëndë në Durrës, e zë korrenti në banesë, vdes 45-vjeçarja

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 09:08 | Kronikë
E rëndë në Durrës, e zë korrenti në banesë,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar, mëngjesin e sotëm, në Durrës, ku në spitalin rajonal të qytetit është dërguar e pajetë një 45-vjeçare, e cila rezultoi se kishte humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike në banesën e saj.

“Durrës/Informacion paraprak: Rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Durrësit në lidhje me ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos