Gjykata e Lartë jep vendimin për ish-anëtarin e KPA

Nga A2 CNN
21 Mars 2023, 19:07 | Kronikë
Gjykata e Lartë jep vendimin për ish-anëtarin e KPA

Gjykata e Lartë lë në fuqi për të dytën herë vendimin e fajësisë për Luan Dacin, ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Çështja ndaj Dacit, i fajësuar me një vendim të formës së prerë për “falsifikim të dokumenteve”, u rigjykua në Gjykatën e Lartë në zbatim të një vendimi të Kushtetueses, që e ktheu dosjen në këtë gjykatë.

 Një Kolegj tjetër penal vlerësoi se vendimi i Apelit të Posaçëm, i 8 marsit 2021, ishte i drejtë dhe si i tillë duhet të lihej në fuqi.

Në Shkallën e Parë dhe Apelin e Posaçëm, gjyqtari Daci u fajësua për falsifikimin e kërkesës përmes të cilës ka aplikuar për të qenë pjesë e KPA në vitin 2007.

https://a2news.com/2022/01/04/shpikje-juridike-per-te-me-denuar-luan-daci-mohon-akuzat-pas-shkarkimit/

Sipas SPAK, ai nuk deklaroi një masë disiplinore “largim nga detyra” nga KLD, si gjyqtar në vitin 1997. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos