E rëndë në Itali, nxënësi sulmon me thikë mësuesen

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 09:43 | Bota
E rëndë në Itali, nxënësi sulmon me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë të mesme në Itali, ku një mësuese ka mbetur e plagosur.

Sipas të dhënave paraprake ka qenë një nxënës ai që ka goditur disa herë me thikë mësuesen e tij në shkollën e mesme “Emilio Alesandrini”.

Mësuesja ka marrë disa plagë në dorë dhe krah dhe është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Nxënësi është arrestuar nga karabinierët, teksa motivet e sulmit janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos