All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ukraina përgatitet për ofensivën: Do të marrim hak ndaj atyre që na vranë vëllezërit e përdhunuan motrat

Nga A2 CNN
28 Maj 2023, 22:05 | Bota
All - Paragraf - 1

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka publikuar një video inkurajuese për ushtrinë e Kievit, e cila sipas mediave ndërkombëtare, është duke u përgatitur për ofensivën ndaj pushtuesve rusë.

Në video iu bëhet thirrje ukrainasve që të bashkohen me forcat e armatosura për të ndihmuar kombin për të arritur “qëllimin e shenjtë për të jetuar në liri”.

All - Paragraf - 3

“Do të vrasim armiqtë dhe do të hakmerremi ndaj atyre që vranë vëllezërit dhe përdhunuan motrat tona”, thuhet ndër të tjera në video ku paraqiten edhe tanket e perëndimit që pritet të mbërrijnë në Ukrainë.

Ndërkohë, ushtria e Putinit vijon sulmet. Madje, rreth 54 dronë kamikazë të prodhimit iranian u lëshuan nga rajoni verior i Briansk dhe nga Krasnodar Krai në jug.

Objektiv ishte Kievi, teksa kryeqyteti Ukrainas përgatitej të festojë përvjetorin e themelimit të tij. Sipas të dhënave mbrojtja ajrore, arriti të neutralizoj 52 nga 54 dronët e lëshuar duke konsideruar sulmin si një rekord. Sipas kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko pjesët e rëna nga dronët shkaktuan një viktimë dhe një zjarr në një godinë 3-katëshe. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/28/rusia-sulm-rekord-me-drone-kamikaze-ne-kiev/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos