Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë , aty ku një 31-vjeçar i arrestuar nga forcat e rendit, është vetëvrarë brenda qelisë së komisariatit të atij qyteti.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për shtetasin Ilvi Meta, i arrestuar për disa vjedhje nga Gjykata e Rrethit Kavajë. Viktima ishte ndaluar pikërisht mesditën e sotme, por pak kohë më pas ka humbur jetën pasi është vetëvarur në qeli.
Sipas informacioneve, viktima ishte emër i njohur për policinë dhe i shoqëruar disa herë nga blutë e Kavajës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave si edhe nxjerrjen e përgjegjësive. (A2 Televizion)