Konfiskimi i pasurive të deputetit demokrat, caktohet data për shqyrtimin e ankimimit të vendimit

Nga A2 CNN
4 Maj 2022, 16:38 | Kronikë
Konfiskimi i pasurive të deputetit demokrat, caktohet data për

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 18 maj për shqyrtimin e ankimit ndaj vendimit që konfiskoi edhe disa pasuri të deputetit të Partisë Demokratike, Kasëm Mahmutaj. Ankimi ndaj vendimit është bërë nga vëllai i deputetit, Gazmend Mahmuaj, hetimi pasuror ndaj te cilit nga OFL, për shkak të një dënimi penal nga drejtësia italiane u shtri edhe mbi familjarët. Në apel treshja gjykuese do të përbëhet nga gjyqtarët Nertina Kosova, Daniela Shirka e Dhimitër Lara.

Dy vite pasi Operacioni Forca e Ligjit (OFL) zbarkoi në Berat për të njoftuar vëllain e deputetit demokrat Kasëm Mahmutaj, që të vetëdeklaronte pasurinë, Gjykata e Posaçme në Tiranë vendosi të sekuestronte pasuritë e 3 vëllezërve, si të pajustifikuara.

https://a2news.com/2022/05/03/spak-sekuestron-pasurine-e-deputetit-demokrat/

Kësisoj, 22 pronat e Gazmend, Behar dhe deputetit Kasëm Mahmutaj tashmë janë pronë e shtetit, sipas këtij vendimi të gjykatës.

Në pronat e vëllezërve Mahmutaj listohen disa apartamente, biznese private apo automjete, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit demokrat të Beratit, Kaswm Mahmutaj, për të cilat Gjykata e Posaçme krijoi bindjen se rrjedhin si pasojë e aktivitetit kriminal në Itali të shtetasit Gazmend Mahmutaj, me emrin e ndryshuar në Eduart Toska, i cili është dënuar nga Gjykata e Veronës në vitin 1993, me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Ky vendim u konvertua nga sistemi shqiptar i drejtësisë me 8 vite burg, por gjithsesi vëllezërit i deklaruan pasuritë si të ardhura nga emigracioni. Por, gjykata bazohet në dosjen penale italiane dhe hetimet e SPAK, duke vendosur përfundimisht sekuestrimin e këtyre pronave, duke u lënë vëllezërve Mahmutaj vetëm nga një banesë pa konfiskuar dhe kjo për arsye strehimi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/03/gjkko-sekuestron-pasurine-e-deputetit-mahmutaj-reagon-berisha-u-be-pas-kuvendit-te-30-prillit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos