E rrallë, “Zoti” i kërkon foto idhullit të tij

Nga A2 CNN
5 Korrik 2021, 09:58 | Futboll
E rrallë, “Zoti” i kërkon foto idhullit të tij

Zlatan Ibrahimovic gjithmonë e ka shprehur admirimin e tij ndaj Ronaldo Nazarios, ish-futbollistit të Barçës, Interit, Realit dhe Milanit, kampion bote me Brazilin.

Sulmuesi suedez pati fatin që ta takonte Fenomenin gjatë pushimeve dhe përfitoi nga rasti për të bërë një foto me atë që e ka pasur gjithmonë idhull.

Ibra e postoi këtë foto në rrjetet sociale, me përshkrimin: “Imagjino, Ronaldo”. (A2 Televizion)

https://twitter.com/Ibra_official/status/1411829402934128646

A2 CNN Livestream

Latest Videos