
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video ku, sipas tij, shfaqen studentët e arrestuar të shtrirë përtokë në komisariat.
Berisha denoncon “torturën kolektive” ndaj studentëve të arrestuar, duke akuzuar pushtetin për trajtimin çnjerëzor të protestuesve.
Reagimi i plotë:
Pamje Horror. Torturë kolektive ndaj studentëve të arrestuar në narko-komisariat! Fytyra e vërtetë e narko-shtetit të padrinos! Krim monstruoz!
Ndërkohë, nga Ministria e Brendshme thuhet se videoja nuk është xhiruar në komisariat. (A2 Televizion)