Studentja Laura Kërtalli debatoi ashpër me gazetarin Fatos Çoçoli, pasi ky i fundit i tha se studentët po përdoren si mish për top dhe janë nxjerrë siç nxjerr Hamasi gratë.
Debati i zhvilluar në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
Kërtalli: Ne aty kemi gjithë ditën që protestojmë. Po protestojmë edhe për ty zotëri! E kupton që po protestojmë edhe për ty? A je shqiptar?
Çoçoli: Më dhimbseni juve, të gjithë ata që e kanë me sinqeritet, por jo huliganët.
Kërtalli: A ka mundësi ta kuptoni situatën? Ka mundësi ta kuptoni që kjo situatë këtu nuk është si pasojë e protestuesve, por si pasojë e keqqeverisjes. Kaq e pamundur është që ju të sensibilizoheni me popullin tuaj? Nëse jeni shqiptar.
Çoçoli: Ju kanë përdorur si mish për top. Ju kanë vënë siç vinte Hamasi gratë dhe fëmijët për të realizuar këtë qëllim që sot po na dëmton të gjithëve.
Krasniqi: Po çfarë thua se e teprove! Janë kalamajtë tanë. Si flet kështu?
Kërtalli: Ju sapo abuzuat të gjithë shqiptarët aty në shesh, që qenkan të tillë sepse ngrihen për të drejtat e tyre.
Çoçoli: Ju keni hedhur vezë, pastaj ka ardhur dikush tjetër që shkatërruan e dogjën.
Kërtalli: E kuptoni çfarë lloj analize që po bëni? (A2 Televizion)