“E si na qenka ky ekipi më i mirë në Evropë?”

Nga A2 CNN
29 Maj 2022, 14:00 | Futboll

Pas finales së Champions League, të fituar nga Real Madrid me rezultatin 1-0 ndaj Liverpool, në televizionin britanik pati një debat të fortë mes Michael Owen dhe Rio Ferdinand.

Ish-sulmuesi i Liverpool kishte parashikuar që Liverpool do e fitonte finalen, pasi ishte ekipi më i mirë në Evropë, dhe kësaj fraze i qëndroi edhe pas ndeshjes.

https://a2news.com/2022/05/28/real-madrid-triumfon-per-here-te-14-ne-champions-league/

“Vazhdoj të mendoj se janë më të mirët e Evropës. Në rrethana të tjera, do ta kishin fituar ndeshjen”, tha Owen.

E menjëhershme përgjigjja e ish-mbrojtësit të Manchester United: “E si na qenka ky ekipi më i mirë në Evropë? Sapo kanë humbur kampionatin dhe finalen e Champions. Unë mendoj që të konsiderohesh ekipi më i mirë në Evropë, duhet të fitosh trofetë më të rëndësishëm”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/29/ancelotti-shkruan-historine-me-champions-in-e-radhes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos