Ndërsa luftimet me Rusinë janë duke vijuar në lindje të vendit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka qenë i pakënaqur nga puna e bërë gjatë kësaj kohe nga disa zyrtarë të lartë të shtetit që ai drejton. Mediat në Ukrainë raportojnë se Zelensky ka shkarkuar me një dekret nga detyra kreun e shërbimit të sigurisë Ivan Bakanov. Ai është shkarkuar me motivacionin e moskryerjes së detyrave me pasojë humbjen e jetëve ose krijimin e një kërcënimi nga armiku. (A2 Televizion)
E tradhtuan me Rusinë, Zelensky shkarkon dy zyrtarë të lartë
