Pro Piacenza u paraqit në fushë me minimumin e lojtarëve për të nisur lojën dhe për të evituar përjashtimin nga Seria C italiane.
Vetëm 7 futbolliste, të gjithë adoleshentë nga mosha 16 deri në 19 vjeç. Kapiteni i tyre 19 vjeçar ishte edhe në rolin e trajnerit.

Kjo për faktin se ekipi është në greve pasi nuk është paguar dhe klubi është mbyllur, pasi ka falimentuar.

Ekipet shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 16-0 për Kuneon, ndërsa ndeshja mbaroi 20-0. Një ngjarje sa e çuditshme, aq edhe e turpshme për futbollin italian. (A2 Televizion)