
Ish-Kryeministri britanik, Boris Johnson është shprehur i bindur se qeni i tij ishte prekur nga Covid-19 në ditët e para të pandemisë, ndërsa beson se kjo ka ndodhur në kohën kur edhe ai vetë u prek nga kjo sëmundje, në mars të vitit 2020.
Mjeku infeksionist, Matt Hancock ka bërë me dije se Johnson arriti deri në atë pikë në fiksimin e tij saqë kërkoi një konsultë me shkencëtarin më të mirë të vendit, për tu interesuar mbi gjendjen shëndetësore të qenit të tij.
Sikurse raporton Daily Mail, ish-shefi i qeverisë britanike arriti deri aty sa i kërkoi atij që t'i bënte një test antitrupash, që përdoret për njerëzit. (A2 Televizion)