I vihet zjarri një koncensionari makinash në Greqi, autorët sulmojnë policinë, pranga shqiptarit

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2022, 13:50 | Bota
I vihet zjarri një koncensionari makinash në Greqi, autorët

Një koncensionar makinash është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit në Kaisariani të Greqisë, në një ngjarje që konsiderohet si zjarrvënie e qëllimshme.

Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rënë në gjurmët e autorëve duke u vënë menjëherë në ndjekje.

Në momentin kur policia është përballur me zjarrvënësit, ata kanë hedhur në drejtim të tyre koktejl molotovi duke rrezikuar seriozisht jetën e efektivëve.

Gjatë aksionit, një prej autorëve është arrestuar dhe bëhet fjalë për një 24 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije për arsye hetimore.

Dëmet në koncensionar kanë qenë të konsiderueshme, ku sipas raportimeve paraprake 7 automjete janë shkatërruar prej flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos