Tregu i fluturimeve, rritet me 12% fluksi i pasagjerëve në qershor

Nga A2 CNN
10 Gusht 2019, 10:43 | Ekonomi
Tregu i fluturimeve, rritet me 12% fluksi i pasagjerëve në qershor

Linjat ajrore që ofrojnë fluturime me kosto të ulët kanë rritur ndjeshëm fluksin e pasagjerëve gjatë qershorit. 

Sipas të dhënave të Autoritetit të Aviacionit Civil, muajin e kaluar trafiku ajror shënoi rritje me 10% më shumë krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke regjistruar në total mbi 310 mijë pasagjerë. 

Kompanitë që fluturojnë drejt Italisë rrëmbyen edhe pjesën më të madhe të tregut të transportit ajror për qershorin rreth 46% të totalit, me mbi 140 mijë pasagjerë. 

Të dhënat e Autoritetit të Aviacionit Civil tregojnë se në rritje janë evidentuar edhe fluturimet Charter me 14% më shumë se krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2018.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos