
Në fund, ndeshja përfundoi me një humbje 0-2 ndaj Newcastle, në një ndeshje të rëndësishme për mbijetesën në Premier League.
Por për një moment, vëmendja e tifozëve në stadiumin e Brendfort ishin diku tjetër, te lojtari i tyre i ri, që hyri në fushë 259 ditë pasi praktikisht po ndërronte jetë në fushën e blertë.
Por ndonjëherë mrekullitë ndodhin, dhe historia e Christian Eriksen është aty për të na e dëshmuar.
Ish-mesfushori danez i Tottenham dhe Inter, me të cilën fitoi edhe kampionatin sezonin e kaluar, hyri në minutën 52, i shoqëruar nga duartrokitje të panumërta.
Forma fizike dhe shpejtësia dukshëm nuk ishin optimale, por vizioni i lojës dhe pasimet e menjëhershme ishin po ato të mëparshmet, të asaj ndeshje midis Danimarkës dhe Finlandës në Euro 2020, ku danezi ranë tokë dhe për disa sekonda zemra e tij pushoi së rrahuri. Skena e shokëve të ekipit që e rrethonin teksa mjekët po i shpëtonin jetën, do të mbetet një nga skenat më dramatike në futbollin modern.
Mesfushori danez luan tashmë me një bypass, diçka që nuk lejohet në Itali duke detyruar Eriksen të ikë nga Interi, por nuk pengohet në Britaninë e Madhe. (A2 Televizion)