Shqipëria nuk do të luajë ndaj Rusisë, e ndalojnë sanksionet

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 19:52 | Futboll
Shqipëria nuk do të luajë ndaj Rusisë, e ndalojnë

Mes sanksioneve të Shqipërisë të prezantuara këtë të diel ndaj Rusisë, Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes, bëri të ditur se sportistët tanë nuk do të marrin pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse, deri në fund të konfliktit me Ukrainën.

https://a2news.com/2022/02/27/shqiperia-i-vendos-sanksione-rusise-xhacka-po-luajme-nje-rol-te-rendesishem/

Shqipëria është në të njëjtin grup në Ligën e Kombeve së bashku me Rusinë, Izraelin dhe Islandën. Më 2 qershor është programuar sfida e parë e grupit përballë Rusisë në “Air Albania”, ndërsa përballja e kthimit më 13 qershor në Rusi.

Deri tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos