Fotografi holandez Thijs Broekkamp ka rrezikuar jetën për të bërë disa foto nga jeta në Afganistan.
Edhe pse nuk ka asgjë të habitshme në fotot e tij (tregtarë, fëmijë që luajnë, kalimtarë të zhytur në mendime), fotografi ka deklaruar se për të huajt është shumë e rrezikshme që të udhëtojnë vetëm në këtë vend.
Ai thotë se së bashku me guidën e tij nuk i treguan askujt se ku do të bënin foto, madje as policisë.
Fotot që shikoni më sipër janë shkrepur në Kabul dhe Herat. (A2 Televizion)