Edi Rama nis vizitën në Ukrainë si kryesues i OSBE

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 10:48 | Politikë
Edi Rama nis vizitën në Ukrainë si kryesues i OSBE

Edi Rama, kryeministër dhe Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisi vizitën në Ukrainë. Në cilësinë e tij si kryetar i Zyrës së OSBE-së, Rama do të zhvillojë bisedime me Presidentin e Ukrainës, kryeministrin, ministrin e Jashtëm dhe kryetarin e Parlamentit.

Komunikimi për median do të jetë me ministrin e Jashtëm Prystaiko.

Bisedimet do të përqendrohen në forcimin e bashkëpunimit midis OSBE-së dhe Ukrainës, në punën e misionit të posaçëm të monitorimit të OSBE-së aty dhe në përpjekjet për një zgjidhje paqësore.

Në Kiev, Rama do të takohet me stafin e misionit të OSBE, koordinatorin e projektit dhe përfaqësuesin e tij special në Ukrainë dhe me grupin e kontaktit tripalësh.

Nesër, kryeministri viziton Ukrainën lindore për të pasur një përvojë të dorës së parë mbi situatën në zonat e prekura nga konflikti dhe për punën e misionit.

Kriza në Ukrainë është sfida më e ngutshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë sot. Kryeministri Edi Rama ka pohuar se do të vizitojë edhe Rusinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos