Kryeministri Edi Rama vijon të lëshojë akuza ndaj opozitës në lidhje me mënyrën e organizimit të fushatës së tyre, për çështjen e shkeljeve të rregullave antiCovid.
Kreu i qeverisë iu bën thirrje që qytetarëve që të zgjedhin si duhet më 25 prilli, duke renditur disa pika që sipas tij bëjnë ndryshimin mes mazhorancës dhe opozitës.
Postimi i kryeministrit
Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill:
• Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;
• Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë;
• Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;
• Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet. (A2 Televizion)
