Fleta e votimit për 25 prillin, Kaso: Rama kërkon të ngatërrojë shqiptarët, vendimi do të ankimohet

Nga A2 CNN
3 Prill 2021, 15:59 | Politikë
Fleta e votimit për 25 prillin, Kaso: Rama kërkon të

Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa rrëzoi propozimin e Partisë Demokratike.

Pas këtij vendimi reagoi Ivi Kaso nga Partia Demokratike. Kaso u shpreh se PD do ta ankimojë këtë vendim. Sipas tij, Rama po mundohet të ngatërrojë shqiptarët.

https://a2news.com/2021/04/03/kas-rrezon-pd-ne-per-fleten-e-votimin-pranon-ankesen-e-ps-se/

“Rama sheh sondazhet e vërteta, sheh qytetarët që duan ndryshimin. Ai po përpiqet të manipulojë me çështjen e logos. Vendimi i sotëm është në shkelje të ligjit. Ata po mundohen të ngatërrojnë sot shqiptarët. Ne do ta apelojmë vendimin.

Çështja e dytë i përket vendosjes së emrave. Rama është i turpëruar nga lista e kandidatëve dhe nuk do që qytetarët t’i shohin ata. Rama e di që ne nuk do të biem dakord për zgjedhje të padrejta. Shqiptarët janë të ngopur me manovrat e tij të ndyra”, u shpreh Kaso.

Partia Socialiste kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte PD. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e ankimuan në KAS fletën e votimit. Demokratët insistonin edhe për renditjen vertikale të subjekteve zgjedhore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos