
Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, duke rrëzuar kështu propozimin e Partisë Demokratike. .
Partia Socialiste kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte PD.
Sipas KAS, orientimi i fletës së votimit do të jetë horizontal.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e ankimuan në KAS fletën e votimit. Demokratët insistonin edhe për renditjen vertikale të subjekteve zgjedhore.
Ndërsa Partia Socialiste, fletën e votimit kërkon që kandidatët të indentifikohen përmes numrave dhe jo emrit të përveçëm. Preferencave partiake i dha sot përgjigje Komisioni i Apelimeve dhe Sanksioneve (KAS), (A2 Televizion)