Dueli midis dy pilotëve që po karakterizojnë kampionatet e fundit të Formula 1, Hamilton dhe Verstappen, mund të pësojë një ndryshim domethënës ditën e nesërme ne çmimin e Madh të Turqisë.
Britaniku dhe holandezi janë praktikisht baraz me pikë, 246,5 me 244,5, por ky ekuilibër mund të thuhet nesër për shkak të një penaliteti që gjyqtarët e FIA i kanë dhënë kampionit të botës për shkak të përdorimit të një kambio termike të parregullt.

Në këtë mënyrë, Hamilton që kishte marrë pole position me kohën më të mirë ne kualifikime, zbret në vendin e 11, duke ia lehtësuar misionin Verstappen që niset nga linja e parë, edhe pse pole position zyrtar është i Bottas.
Pas tyre renditen Leclerc me Ferrari dhe talenti Gasly me Alpha Tauri, shpesh herë më i shpejtë se Perez me Red Bullin “origjinal”, që e kaloi edhe veterani Alonso. (A2 Televizion)