Robin Krasniqi humb titullin, gjyqtarët i japin fitoren Boesel

Nga A2 CNN
10 Tetor 2021, 07:28 | Sporte të tjera
Robin Krasniqi humb titullin, gjyqtarët i japin fitoren Boesel

Domenic Boesel merr hak ndaj boksierit me origjinë shqiptare, Robin Krasniqi duke i rrëmbyer atij sërish titujt IBO dhe WBA në divizionin e peshave të rënda deri në 79.4 kilogram.

Ndonëse rreth 1 vit më parë ishte Krasniqi ai që çuditi botën e boksit duke hedhur “knock out” gjermanin në raundit e tretë, ndeshja e së shtunës pati një tjetër drejtim.

Duhet thënë se Robin zhvilloi një dyluftim të kënaqshëm dhe se ishin gjyqtarët ata që caktuan me pikë fituesin pas 12 raundesh përballje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos