Efektet e luftës, ukrainasi gjen raketën në kuzhinë

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 11:17 | Bota

Qytetarët e Ukrainës prej 26 ditësh janë duke u përballur me kohën më të vështirë të jetës së tyre që ka sjellë lufta e Rusisë në vend.

Një agresion i paparë dhe i paprovokuar që ka hedhur bomba lumë në qytetet e Ukrainës dhe ka zhvendosur miliona persona.

Një video e pazakontë është publikuar së fundmi nga Kharkiv, ku një banor i kthyer në shtëpinë e tij pas qëndrimit në vendstrehim, ka gjetur në kuzhinë një raketë të madhe të pashpërthyer.

Në vendngjarje kanë shkuar ekipet xheniere të cilat çaktivizuan mjetin shpërthyes që mund të kishte shkaktuar dëme shumë të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos