
Banka Botërore rekomandon masa për arsimin dhe shëndetësinë në këtë periudhë të pandemisë së COVID-19.
Institucioni financiar ndërkombëtar ka publikuar Indeksin e Kapitalit Njerëzor, ku përfshin një analizë 10-vjeçare të zhvillimit të kapitalit njerëzor, nga viti 2010 deri në vitin 2020 në 174 vende, përfshi këtu Shqipërinë.
Banka vlerëson progres në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë, çka ndihmon të rinjtë që të bëhen produktivë në të ardhmen. Por jep edhe disa rekomandime.
Për sektorin e arsimit, Banka Botërore rekomandon qeverinë shqiptare që të vijojë shpenzimet, veçanërisht për programe dhe politika që përmirësojnë cilësinë dhe barazinë në arsim. Duke pasur parasysh efektet e shkaktuara nga pandemia aktuale e COVID-19, duhen pasur me prioritet politikat që minimizojnë humbjet në procesin e të mësuarit dhe sigurojnë vazhdimësi të tij për të gjithë nxënësit në mënyrë sa më të barabartë.
Ndërsa për sa i përket shëndetësisë, Banka sugjeron që të bëhet një matje më e mirë e të dhënave për t’u dhënë mundësi politikë-bërësve të vendeve të ndryshme t’i mbështesin ata që kanë më shumë nevojë. (A2 Televizion)