Efektet e tërmetit tek ekonomia shqiptare, Nurja: Vlera problematike të inflacionit, çojnë në deflacion

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 15:57 | Ekonomi
Efektet e tërmetit tek ekonomia shqiptare, Nurja: Vlera problematike

Ekspertët i tremben një tkurrje të mëtejshme të konsumit, për shkak të situatës post tërmet. Kjo pasi qytetarët dhe biznesi priren të jenë të pasigurt dhe rrjedhimisht, të shpenzojnë më pak e të kursejnë më shumë.

Rreziku i tkurrjes së konsumit është edhe një ndër pasojat negative që tërmeti do të ketë tek ekonomia. Efekte të tjera renditen goditja e ekonomisë të dy qyteteve të mëdha, Durrësit dhe Tiranës; prekja e sektorit të turizmit dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike në tërësi.

“Konsumi sa vjen e ulet, ka edhe një ulje të çmimeve të konsumit, çka tregon që popullsia shqiptare sa vjen e konsumon më pak”, thotë për A2 Business, Ines Nurja, ish-drejtore e Institutit të Statistikave. “Këto vlera janë shumë problematike, pasi çojnë në deflacion. Tërmeti besoj se ka ndikuar, pasi një pjesë e madhe e njerëzve janë treguar më të kursyer, pasi shpenzimet që kishin planifikuar për Vitin e Ri, janë detyruar t’i shpenzojnë për qiratë që faktikisht janë në rritje, çka mund të çojë edhe në ulje të mëtejshme të konsumit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos