
Në ndeshjen e parë në krye të Barcelonës, dora e Quique Setien u ndje.
Skuadra realizoi 1005 pasime, nga të cilat 91% ishin të sakta.
Katalanasit e mbajtën topin në afro 83% të kohës, por shënuan vetëm një herë në portën e Granadas. Kjo shpjegohet me faktin se nga këto 1005 pasime, vetëm 203 ishin pasime përpara në mënyrë që ekipi të avanconte në zonën kundërshtare.
Aksioni që solli golin e Lionel Messit ishte një spektakël më vete, me Griezmann dhe Vidal që kryen dy pasime mjaft të bukura para se argjentinasi ta dërgonte topin në rrjetë. (A2 Televizion)