
Kampionati francez i la vendin ndeshjeve të Kupës në fundjavë.
Paris Saint Germain siguroi kualifikimin në 1/8-at e Kupës falë fitores minimale ndaj skuadrës së Lorien në transfertë.
Me një formacion ndryshe, ku Thomas Tuchel zgjodhi të aktivizojë edhe futbollistët me më pak minuta, takimi u zgjidh nga spanjolli Pablo Sarabia, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes.
Në turin tjetër të Kupës së Francës, parizienët do të ndeshen me skuadrën e Pau, surprizën nga kategoritë inferiore në Francë. (A2 Televizion)