Efiçenca energjetike, programi i termoizolimit të pallateve synon uljen me 30% të konsumit

Nga A2 CNN
6 Shtator 2022, 11:52 | Politikë

Programi kombëtar për efiçencën energjetike po zbatohet edhe në Berat, ku me termoizolimin e pallateve përmes sistemit kapot, synohet reduktimi me 30% i konsumit. Kryeministri Rama u njoh me ecurinë e punimeve nga kreu I Bashkisë, Ervin Demo.

“Zbatimi i këtij programi prek jo vetëm anën estetike por edhe ndikon nëuljen e konsumit të energjisë. Bashkë me planet e tjera të rehabilitimit, nga një vend ndër më të harruarit të Beratit kjo kthehet tani në lagje moderne. Programi rigjallëron jetën komunitare. Këtu përfitojnë 7 pallate me fazën epare, si dhe kemi shkollën të përfshirë në projekt. Ky është një bllok me densitete shumë të madh banorësh, janë 300 banesa që përfitojnë direkt nga ky program”, tha kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo.

https://youtu.be/oT7mwvYqfIc

I pranishëm në inspektim ishte dhe drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, i cili njoftoi se projekti ka nisur edhe në qytete të tjera të vendit. “Ky është një program që po zbatohet edhe në Durrës, Peshkopi, Elbasan, Korçë, Vlorë, Orikum e Shëngjin. Po vlerësojmë edhe zonat turistike. Programi ka impakt edhe nga pikëpamja e energjisë, përveç rritjes së vlerës së stokut tëbanesave vetëm nga sistemi kapot”, tha Agolli.

Kriza energjetike në rang global ka shtrenjtuar çmimin e saj në bursë gjatë muajve të fundit, ndërsa qeveria ka paralajmëruar edhe ndryshim të çmimit për konsumatorët familjarë që harxhojnë mbi 800Kë/h në muaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos