
Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Eklipsi” duke vënë në pranga 4 persona në Dibër, ndërsa janë sekuestruar kokainë, kanabis sativa, 2 automjete dhe 8 aparate celular.
Policia bën të ditur se në pranga janë vënë shtetasit D. K., 21 vjeç, E. N., 24 vjeç, E. Sh., 40 vjeç dhe K. K., 36 vjeç, të gjithë banues në Peshkopi, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi T. T., 23 vjeç.
Shtetasit e lartpërmendur janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, në një lokal në qytetin e Peshkopisë, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash me kokainë dhe 500 doza kanabis sativa që do shpërndahej në doza. (A2 Televizion)