
Ndërhyrja e forcave të rendit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të mundshëm me armë zjarri në qytetin e Sarandës.
Konflikti ishte pasojë e një përballje fillestare për motive të dobëta të një roje në një subjekt, me inicialet H.F, dhe një 19-vjeçari.
Dy shtetasit, të lënduar nga përballja fizike, ndodheshin për mjekim në spital, kur aty u afrua një shtetas tjetër, me inicialet K.Ç. i cili ishte thirrur nga roja për të përshkallëzuar konfliktin, dhe që mbante armë zjarri me vete.
Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë ndërhyrë duke bërë të mundur prangosjen e shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka tentuar të largohet dhe ka hedhur në tokë armën e zjarrit.
Gjatë operacionit u procedua në gjendje të lirë edhe një 58-vjeçar nga Saranda, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje’’ ndaj 19-vjeçarit me inicialet N. P. (A2 Televizion)