Zjarret në vend, shkon në dy numri i viktimave nga flakët

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 14:04 | Kronikë
Zjarret në vend, shkon në dy numri i viktimave nga flakët

Shkon në dy numri i viktimave nga zjarret në vend. Ndërron jetë në spital 57-vjeçarja, Tatjana Haxhiaj, bashkëshortja e 60-vjeçarit Andrea Haxhia, i cili gjithashtu humbi jetën në datën 3 qershor, si pasojë e flakëve në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër.

57-vjeçarja ishte e shtruar në repartin e djegieve në Tiranë prej disa ditësh, me djegie deri në 75% të trupit dhe si pasojë nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

Fshati Asim Zeneli ishte një nga zonat problematike në Gjirokastër, ku flakët përfshinë papritmas edhe banesat, mes tyre atë të çiftit Haxhiaj, të cilët në tentativë për të mbrojtur banesën humbën jetën tragjikisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos