Plagos me thikë 23-vjeçarin, i thyen edhe xhamat e biznesit, arrestohet i riu në Cërrik

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 12:59 | Kronikë
Plagos me thikë 23-vjeçarin, i thyen edhe xhamat e biznesit,

Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Cërrik, pasi ka plagosur me thikë një 23-vjeçar, ndërsa ishte në gjendje të dehur.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale A. Z., i cili pasi ka plagosur bashkëmoshatarin e tij shtetasin M. M., 23 vjeç, i ka thyer edhe xhamat e biznesit.

Tashmë ndaj të riut rëndojnë akuzat "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Shkatërrimi i pronës". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos