
Profesorët, Paul Milgrom dhe Bob Wilson, fituan çmimin Nobel në Ekonomi, mirëpo nga pandemia asnjëri prej tyre nuk e pranoi çmimin si zakonisht.
Përkundrazi të dy ishin në gjumë në shtëpitë e tyre në Stanford, Kaliforni.
Komiteti i Nobel arriti të kontaktonte me Bob Wilson. Ai është fqinj me Paul, kështu që shkoi me pizhama në derën e Paul për t’i dhënë lajmin se ka fituar çmimin dhe duhet të hapë telefonin.
“Paul, jam Bob Wilson. Ke fituar çmimin Nobel,” dëgjohet të thotë ai në citofon.
“Vërtet? Uou. Ok,” përgjigjet Paul. “A do t’i përgjigjesh telefonit?” shton Mary, bashkëshortja e Bobit.
Akademikët e Universiteti të Stafordit fituan Nobelin për punën e tyre në teorinë e ankandit dhe përmirësimin e formateve të tyre. Paul ka qenë student i Bob Wilson dhe punojnë bashkë që prej viteve '70. (A2 Televizion)