Ekspertët evropianë, gati teknologjinë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit përmes smartphone-ve

Nga A2 CNN
1 Prill 2020, 17:36 | Teknologji
Ekspertët evropianë, gati teknologjinë për të

Një grup ekspertësh evropian bënë me dije se janë gati të prezantojnë një teknologji për telefonët inteligjentë për të gjurmuar njerëzit që kanë pasur kontakte me personat e prekur nga koronavirusi, duke ndihmuar në këtë mënyrë autoritetet shëndetësore të parandalojnë përhapjen e tij.

Kjo iniciativë nënkupton mbledhjen e të dhënave përmes smartphone-ve për të treguar se me kë ka patur kontakte një person që ka rezultuar i prekur me koronavirus, për t’i njoftuar më pas ata.

Aftësia për të gjurmuar personat në rrezik për t’u infektuar mund të ndihmojë në shmangien e bllokimit total të një shoqërie, e cila ka pasur një impakt të madh në ekonomitë e shumë vendeve.

Iniciativa evropiane e quajtur Pan-European Privacy Preserving Proximity Tracing (PEPP-PT https://www.pepp-pt.org), ndjek shembullin e suksesshëm të përdorimit të smartphone-ve në disa vende aziatike për të gjurmuar përhapjen e virusit dhe për të forcuar urdhrat e karantinës.

Projekti PEPP-PT, ka bashkuar 130 kërkues nga 8 vende evropiane, me qëllim për të lancuar një platformë teknologjike të licencuar brenda datës 7 prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos