
Një aksident rrugor është regjistruar në Barbullinjë të Lushnjës, ku një autobus i linjës Berat-Tiranë është përplasur me një automjet tip BMW dhe më pas ka përfunduar në murin e një biznesi.
Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas informacioneve në vendngjarje, autobusi po lëvizte në korsinë e tij kur automjeti tip BMË i ka prerë rrugën. Pavarësisht frenimit të fortë nga drejtuesi i autobusit, përplasja nuk është shmangur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merr në pyetje dy drejtuesit e mjeteve për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Pasagjeret janë në pritje të ndonjë mjeti tjetër transporti për të vazhduar udhëtimin.
(A2 Televizion)