Balla me gishtin e gjakosur i përgjigjet Berishës: Dhuna nuk e ndal dot agjendën europiane

Nga A2 CNN
22 Tetor 2026, 11:57 | Politikë

Balla me gishtin e gjakosur i përgjigjet Berishës: Dhuna nuk e ndal

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës, i cili e cilësoi atë si kriminelin më të rrezikshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit socialist ka nxjerrë gishtin e tij të gjakosur pas konfliktit me deputetin Flamur Noka. Balla shkruan se protestat e dhunshme nuk do të pengojnë procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Dhuna e Sali Berishës nuk e ndal dot agjendën Europiane të Shqipërisë”, deklaroi Balla.

Më herët, Berisha e cilësoi parlamentin si parlament të krimit dhe akuzoi Ballën për lidhje me krimin e organizuar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos