Ndërron jetë 37-vjeçari që u dogj nga flakët e automjetit në aksin Kardhiq–Delvinë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2026, 11:43 | Kronikë

Ndërron jetë 37-vjeçari që u dogj nga flakët e

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rëndë mbrëmjen e djeshme, pasi mjeti me të cilin udhëtonte mori flakë në aksin Kardhiq - Delvinë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Skërficë”, ku një mjet tip “Volksëagen” Touran, ka marrë zjarr në ecje.

Nga zjarri ka pësuar djegie të rënda drejtuesi i mjetit, të cilit i kanë ardhur fillimisht në ndihmë kalimtarë të rastit, madje njeri prej tyre një qytetar nga Saranda, i cili vinte nga Tirana, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37-vjeçarit duke i hedhur xhupin e vet, si edhe njoftoi spitalin dhe shërbimet e qarkullimit rrugor.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës 37-vjeçari u transportua me ambulancë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar pasi ka pësuar djegie të shkallës së tretë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. Për shuarjen e zjarrit u desh ndihma e zjarrfikëses.  Policia ka nisur hetimet për ngjarjen (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos