Eksperti: Koronavirusi ka ndryshuar, më infektues, më pak vdekjeprurës

Nga A2 CNN
18 Gusht 2020, 17:53 | Bota
Eksperti: Koronavirusi ka ndryshuar, më infektues, më pak

Që në muajin maj, kërkuesit në SHBA dhe në Britani identifikuan me qindra mutacione të virusit që shkakton infeksionin Covid-19, por nuk pati një konfirmim se çfarë do të thoshte ndryshimi në lidhje me përhapjen dhe efektivitetin e gjetjes së një vaksine.

Së fundmi është veçuar mutacioni i veçantë i emëruar D614G, i cili sipas Paul Tambyah, presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive, njëkohësisht këshilltar në Universitetin Kombëtar të Singaporit, e ka bërë virusin në Europë, Amerikë dhe në një pjesë të Azisë më infektiv, por fatmirësisht më pak vdekjeprurës.

“Ndoshta është diçka e mirë që virusi është më infektiv, por më pak vdekjeprurës”, tha Tambyah për Reuters, i cili shton se shumica e viruseve priren të bëhen më pak virulente teksa pësojnë mutacione.

Mutacioni D614G është zbuluar së fundmi edhe në Malajzi dhe për këtë arsye, të dielën, drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë në këtë shtet, Noor Hisham Abdullah, kërkoi rritje të vigjilencës në publik, pasi sipas tij, ky ndryshim i virusit ka bërë që ai të jetë 10 herë më infektues.

Por dy ekspertët kanë mendime të ndryshme sa i përket efektivitetit të vaksinës ndaj ndryshimit që ka pësuar virusi. Për Noor Hisham vaksinat që janë duke u zhvilluar aktualisht mund të mos jenë efektive ndaj këtij mutacioni. Në anën tjetër, Tambyah thekson se mutacione të tilla nuk do ta ndryshojnë virusin deri në atë pikë sa vaksinat të mos jenë efektive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos